Matoshi opozitës: Mos e rreni opinionin

Kosova

Matoshi opozitës: Mos e rreni opinionin

Nga: Ridvan Emini Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 16:25

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi, duke analizuar veprimet e opozitës në Kosovë, ka arritur në përfundimin se opozita ka shpikur edhe një kauzë të rreme. Ai duke shtuar më tej thotë se, kjo kauzë e rreme, është shpikur nga opozita(VV-ja), vetëm e vetëm sa për ta manipuluar publikun. Matoshi, po ashtu duke sqaruar rreth veçantisë së MSA-së për Kosovën, ai është shprehur se kjo MSA, është e veçantë, sepse Kosova me fusnotë, vlen vetëm për pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, mirëpo një gjë e tillë nuk vlen edhe për të gjitha shtetet e tjera të BE-së, e që janë gjithsejtë 25, sepse kjo shumë qartë edhe sqarohet në Marrëveshjen e MSA-së.

Matoshi, ju tërheq vërejtjen opozitës, duke ju thënë se gjërat duhet të thuhen qartë, e jo duke e manipuluar shoqërinë, duke pandeh injorante!

Më poshtë gjeni opinionin e analistit Matoshi, të postuar në rrjetin social facebook:

Opozita shpik dhe ni kauze false!?
Mos me e votue ratifikimin e MSA-se ne Kuvend dhe me pretendue se kane me e udheheq ma mire Republiken, ky asht absurdi vet.

Kjo i bie sikur me thane: Nuk e respektojme vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND) per Kosoven, sepse ai vendim vetem i asht pergjegj pyetjes se Serbise se a kane pase te drejte institucionet veteqeverisese te Kosoves qe ta shpallin pavaresine e saj?, dhe kesisoji nuk e ba te ligjshme pavaresine e Kosoves si entitet ne te Drerjten Nderkombetare.

Opozita (VV-ja) e shpiku edhe ni kauze false vetem e vetem me e manipulue publikun...
Kosova simas Marti Ahtisaarit asht ba shtet sui generis (vetevendosje zhdamtuese) pra nuk asht ba shtet vetem nga ni levizje nacionale dhe nga ni lufte clirimtare e shqypatreve kosovare, por ka ardhe si reagim i Perendimit bazue ne vlerat e perbashketa, ndaj shkeljeve masive te te drejatve te njeriut ne Kosove deri ne permasat e gjenocidit ne tentative, nga ana e Serbise.

Pra asht projekt nderkombetar qe buron nga Kapitulli VII i Kartes se OKB-ve dhe asht vertet pavaresi Sui generis;
Sepse, nga NATO-ja i asht marre shtetit ame Serbise (ames juridike) prandej edhe MSA-ja per Kosoven asht Sui generis dhe denominimi Kosovo* vlen vetem per pese vendet e BE-se qe nuk e kane njofte Kosoven shtet te pavarun, por jo edhe per 25 te tjerat dhe kjo qarte shpejgohet ne Marreveshjen e MSA-se.

Njerez, BE-ja nuk njeh shtete, sepse akti i njohjes u perket shteteteve vec e vec... Pra 25 shtete te BE-se nuk jane neutrale ndaj statusit te Kosoves, por vetem pese sosh!

Prandej opozita duhet me i thane gjanat ne burimin e vet etimologjik dhe (juridiko-politik) e mos me e rrejte shoqnine kosoavre, tuj e pandeh injorante!
Nuk jane tane kosovaret qorra!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat