Thaçi takoi presidentin turk Erdogan

Kosova

Thaçi takoi presidentin turk Erdogan

Më: 5 nëntor 2015 Në ora: 16:37

Zëvendëskryeministri dhe ministri Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan.

Në këtë takim është diskutuar për raportet në mes shtetit turk dhe Kosovës, si dhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tash po nisem për në Paris”, shkruan Thaci në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat