UNESCO: Bangladeshi i pavendosur në lidhje me Kosovën

Kosova

UNESCO: Bangladeshi i pavendosur në lidhje me Kosovën

Nga: Fitim Dika Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 01:52

Duket se Kosova me aleatin e saj strategjik SHBA dhe në anën tjetër Serbia me Rusinë, kanë ndezur motorët e luftës diplomatike për anëtarësimin e shtetit më të ri evropian në UNESCO.

Kjo vërehet edhe nga shkrimi i gazetës DhakaTribune në Bangladesh, ku tregon se qeveria e saj është kontaktuar nga dy superfuqitë, SHBA dhe Rusi, në lidhje me votimin e Kosovës në asamblenë e Kombeve të Bashkuara në 15-17 nëntor.

“Ne kemi refuzuar kërkesat e Amerikës dhe Rusisë në lidhje me Kosovën,” ka thënë një përfaqësues qeveritar për DhakaTribune, transmeton Bota sot. “Presim të shohim argumentet e Serbisë dhe fqinjit të saj, Kosovës, për të vendosur më pas.”

Bangladesha akoma nuk ka njohur Kosovën, mirëpo shpesh ka shprehur simpati në lidhje me aktin e shpalljes së pavarësisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat