Nisma: Sot fitoi strategjia fashiste e Serbisë

Kosova

Nisma: Sot fitoi strategjia fashiste e Serbisë

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 16:10

Nisma për Kosovën ka vlerësuar se lufta agresive diplomatike e Serbisë e cila tërë fushatën e saj kundër anëtarësimit te Kosovës në UNESCOe mbështeti në një strategjifashiste, dhe raciste, madje duke e krahasuar Kosovën edhe me ISIS-in, sot fitoi.

Nisma thotë se kjo sjellje e Serbisë tregon se ajo nuk është një vend miqësor në raport me Kosovën, por një vend armiqësor.

“Prandaj,rruga qëka zgjedhur Qeveria e Kosovës për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, rrugë e cila kalon përmes koncesioneve të pandërprera në dëm të Kosovës e në dobi të Serbisë nuk është rrugë normalizimi por rrugë nënshtrimi. Kjo përbën edhe një argument më shumë se qeveria e Kosovës duhet të tërheq marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat