Haradinaj: Në luftën kundër terrorizmit jemi bashkë: dje, sot, nesër

Kosova

Haradinaj: Në luftën kundër terrorizmit jemi bashkë: dje, sot, nesër

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 11:07

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmeve në Paris. Haradinaj shkruan në Facebook se është i tronditur më sulmet terroriste në Paris.

Haradinaj thotë se Kosova është me Francën dhe vlerat e saja përfaqësuese në botë: Liberté, Égalité, Fraternité.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë kam përcjellur lajmet mbi sulmet terroriste në Paris dhe jam jashtëzakonisht i tronditur.
Në këto momente pikëllimi dhe dhembshurie për të gjithë botën e ndritur, ndaj dhimbjen me mbarë popullin francez, institucionet e shtetit të Francës dhe familjet e të gjithë viktimave dhe të plagosurve.
Sot e gjithë Kosova është me Francën dhe vlerat e saja përfaqësuese në botë: Liberté, Égalité, Fraternité.
Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë të gjithë jemi bashkë: dje, sot, nesër!
RH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat