Daviet: Kosova pranë popullit francez, përjetë mirënjohës

Kosova

Daviet: Kosova pranë popullit francez, përjetë mirënjohës

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 13:35

Ambasadorja franceze në Kosovë, Maryse Daviet, është shprehur mirënjohëse ndaj autoriteteve kosovare dhe popullit të Kosovës, për solidaritetin dhe dhembjen e treguar pas sulmeve terroriste në Paris.

“Jam duke lexuar të gjitha deklarimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë. Ajo çfarë mund të them unë në autoritetin tim, është se e gjith Kosova dhe gjithë kosovarët po qëndrojnë prapa Francës dhe francezëve në këto momente të vështira. Për këtë u jam përjetë mirënjohëse”, tha ambasadorja Daviet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat