Thaçi: Haradinaj gjatë takimit asnjë fjalë për demarkacionin e Asociacionin (Foto)

Kosova

Thaçi: Haradinaj gjatë takimit asnjë fjalë për demarkacionin e Asociacionin (Foto)

Nga: Arben Sylejmani Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 11:05

Pas takimit me presidenten zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së vendit Hashim Thaçi, ka potencuar se gjatë takimit për Ramush Haradinajn nuk ishte shqetësim demarkacioni me Malin e Zi.

Madje Thaçi tha se për këto procese ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që të jap kontributin e saj në komisionet që do të formohen për këtë çështje.

Për Haradinaj, sipas Thaçit qëllim është vetëm rrëzimi i Qeverisë e jo diskutimet normale në Kuvendin e Kosovës.

“Ramush Haradinaj nuk e ka fol asnjë fjale per marrevrshjen e demarkacionit dhe te asociacionit. Po ka fol ma shumë për çështje elektorale”.

Ai tha se vet fakti që Haradinaj nuk ka fol për marrëveshjet është një reflektim./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat