Ministri Demolli kërkon lirimin e Gafurr Dugollit

Kosova

Ministri Demolli kërkon lirimin e Gafurr Dugollit

Më: 15 mars 2016 Në ora: 11:09

Ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli ka kërkuar nga ministritë përkatëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet diplomatike dhe ligjore për lirimin e Gafurr Dugollit.

Ai këtë e ka thënë në mbledhjen e Qeverisë ku edhe ka kërkuar që të shikohet mundësia që ish-pjesëtarët e UÇK-së të mos arrestohen me kerkëse të Serbisë nga Interpoli.

Për këtë rast zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka thënë se janë në kontakt me autoritetet maqedone për të liruar Dugollin ndërsa ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri ka thënë se për këtë rast i kanë shkruar Bashkimit Europian.

“Është kërkesë e jona që ta paraqesim në Bruksel e Serbia nuk është treguar e gatshme ndërsa Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim” ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat