Smajl Latifi zbulon skenarin e protestës së 14 Majit

Kosova

Smajl Latifi zbulon skenarin e protestës së 14 Majit

Më: 11 maj 2016 Në ora: 22:31

Protesta e së shtunës për nga masiviteti do të jetë më e madhja dhe do të jetë paqësore. Leja për të protestuar është marrë nga Komuna e Prishtinës ndërsa është lajmëruar edhe Policia e Kosovës se me 14 maj do të protestohet në sheshin e kryeqytetit. Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt’ në Tribuna Channel, Smajl Latifi, anëtar i kryesisë së AAK-së.

Ai ka treguar edhe skenarin e protestës duke thënë se nuk do të ketë marsh sikurse në protestat e kaluara, por do të ketë kërkesa për të kundërshtuar marrëveshjet e gushtit dhe do të ketë pika artistike.

“Në protestë po ashtu do të kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë rastin dhe të dalin në të”, ka deklaruar Latifi.
Ai pret që në protestë të ketë edhe anëtar të Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Nëse ka opozitë të mirëfilltë që angazhohet për të mirën e Kosovës, po del që është AAK dhe NISMA për Kosovën”, ka thënë ai.

Latifi ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe dërgimin e mundshëm të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se liberalizimi i vizave do të vjen edhe pa ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit.

“Nuk besoj që është vullnet i BE-së që ta kushtëzojë Kosovën me demarkacionin për heqjen e vizave”, ka thënë Latifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat