Protesta e AAK-së dhe NISMA-së, diferencim dhe tregim muskujsh ndaj VV-së

Kosova

Protesta e AAK-së dhe NISMA-së, diferencim dhe tregim muskujsh ndaj VV-së

Nga: Ridvan Emini Më: 15 maj 2016 Në ora: 18:00

Lëvizja Vetëvendosje pas 14 majit do të mbetët udhëtari i vetmuar, kundër të gjithëve. Kjo situatë do të duhej të ishte e tillë që, Vetëvendosja duhet ta rimendojë vetën, pasi që askush prej subjekteve politike nuk po qëndron përkrah saj.

Tahiri: “Ajo çfarë ndodhi me 14 maj në sheshin e Prishtinës, në të vërtetë ishte më shumë një tentim i AAK-së për t’i treguar VV-së, se kush është në gjendje të mbledhë protestues në shesh. Por vetë protesta nuk dëshmoi shumë gjë, kurse më shumë spikateshin regjionalizma që janë të dëmshëm për Kosovën, kurse si të tilla nuk pranohen në mesin e popullatës si tërësi.”

Partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila kishte bërë thirrje për protestë me datën 14 maj kundër qeverisë ishte përfolur shumë. Kësaj nisme për protestë menjëherë iu kishte bashkangjitur edhe partia tjetër opozitare NISMA. Kjo thirrje për protestë ishte paralajmëruar pikërisht në ditët kur ishte anuluar protesta e paralajmëruar nga “opozita e bashkuar” (VV-AAK-Nisma). Kjo përçarje mes këtyre partive kishte ardhur si rezultat i disa mosmarrëveshjeve, por ajo që u shpërfaq në ndërkohë është janë dy arsye; e para ka të bëjë me primatin opozitar (ku VV pretendonte për primat thuajse absolut karshi ‘partnerëve’), ndërsa arsyeja e dytë duket se ishte edhe mënyra e protestimit (ku VV këmbëngulte për protestë më të dhunshme, ndërsa AAK dhe Nisma pretendonin që ajo të mbahet paqësore). Ashtu siç kishte paralajmëruar AAK me kohë se protesta e thirrur për datën 14 maj si protestë të qetë dhe paqësore, ashtu edhe ndodhi.

Por, siç duket mosmarrëveshjet që ndodhën në mes këtyre partive (VV-së, AAK-së dhe Nismës) opozitare ishin edhe të parashikuara kohë më parë, pasi që lidhja e tyre kishte të bënte kryekëput me një interes të përbashkët (rrëzimi i qeverisë me pretekst Demarkacioni dhe Asociacioni), por këtij bashkimi i mungonte shpirt i vërtetë, pra koncepti ideologjik i cili nuk përkonte në mes të “opozitës së bashkuar”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat