Ismail Kurteshi i VV-së: Dje isha në protestë e nuk pyeta njëri

Kosova

Ismail Kurteshi i VV-së: Dje isha në protestë e nuk pyeta njëri

Më: 15 maj 2016 Në ora: 18:12

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka qenë i vetmi nga kjo parti që në protestën e djeshme të mbajtur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA ka marrë pjesë.

VV zyrtarisht kishin bërë të ditur se nuk do të merrnin pjesë në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe Nisma për shkak se, sipas tyre, kjo protestë është organizuar pa u konsultuar me ata si partia më e madhe opozitare.

Pavarësisht kësaj, Kurteshi ishte aty. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marr pa e pyetur partinë.

“S’e kam pyet askënd dhe kam dal. Vendimet i marrim vet”, ka thënë ai.

Rreth kësaj çështje Vetëvendosje refuzuan ditën e kaluar të jepnin një koment.

“Jo nuk më kanë thanë asgjë në parti”, ka thënë Kurteshi. “Vetëvendosje nuk janë kundër protestave, por nuk kanë qenë në protestë pasi vendimi i AAK-së ka qenë i njëanshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat