Debati për Demarkacionin më 3 gusht

Kosova

Debati për Demarkacionin më 3 gusht

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 13:07
Kryesia e Kuvendit

(E plotesuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur, ka vendosur që debati për demarkacionin, i cili është iniciuar nga deputeti Shpëtim Bulliqi dhe nënshkruar nga 24 deputetë, të mbahet më datën 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:00- të. Një debat ky profesional-shkencor, i cili do të mbahet mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist, për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Ndërsa, seanca e radhës, në të cilën nuk është si pikë e rendit të ditës demarkacioni, do të mbahet më 04 gusht në ora 10:00.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ftoi që të jenë prezent në debat të gjitha palët e interesuara.

Veseli: Debati me tre gusht

 “Kemi marrë një vendim që më datën 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të ketë të mbajtur një lloj tryeze e rrumbullaket, në të cilën do të jenë deputetët që kanë nënshkruar. Por në të njëjtën kohë do të jetë debat i hapur dhe për organizata joqeveritare dhe për organizata qeveritare dhe për iu mediat e nderuara, në të cilën do të bisedohet për demarkacionin e kufirin me Malin e Zi. Ftoj të gjitha palët e interesuara që të jenë prezent”, tha ai.

Veseli e quajti si të vonuar këtë tryezë, ashtu siç është i vonuar edhe vet debati në Kuvend. Megjithatë, pohoi se s’kanë nevojë për t’u vonuar më, po as për t’u ngutur për të bërë hapa, të cilët do t’i kthenin prapa. Ndërsa, i siguroi qytetarët e vendit, se vendimmarrja sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, do të jetë në interes të shtetit dhe qytetarëve.
 
Veseli: Tryezë e vonuar

“Tryeza është e vonuar gjithsesi, po aq sa debati në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth kësaj çështje, sido që të jetë më mirë është vonë se sa kurrë. E mira është se do të ndodh, e që do të bisedohet lirshëm, aty do të shprehen opinionet dhe mendimet. Besoj se vet përkrahja e kryesisë së Kuvendit, një nënshkrimi të deputetëve prej 24 vetëve, tregon se jemi duke bërë diçka çka është në interesin e qytetarëve, kjo është më së shumti e rëndësishme në këtë proces m e rrit kofidencën në proces për të ditur me qartësisht, për të gjitha ato që janë tek shënimi i kufirit, që komisioni shtetëror e ka bërë, dhe në të njëjtën  kohë edhe të dihen qëndrimet e profesionisteve rreth çështjes së demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë një procesi deri tek vendimmarrja jonë në seancën plenare...E mira e gjithë kësaj iniciative është se janë të nënshkruar gjithë deputetët e Kuvendit nga të gjitha partitë, nga Lëvizja Vetëvendosje janë shtatë, nga LDK janë 11 dhe nga PDK sa e di unë janë tre”, tha Veseli.

Sa i përket procedimit të marrëveshjes së demarkacionit në në Kuvend, Veseli theksoi se nuk do të jetë befasi, por do të jenë shumë transparent dhe se kjo do të vendoset nga kryesia e kuvendit.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti tha se pret që ky ballafaqim i qëndrimeve të ndryshme, do të ndikojë në formësimin e vendimit tek shumica e deputetëve të pozitës, të cilët nuk janë deklaruar nëse janë pro ose kundër demarkacionit.
 
Dërguti: Marrëveshja për demarkacionin tashmë ka vdekur

“Besoj që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e pa vlefshme, tashmë është e vdekur dhe ky debat mbase do të ndihmonte në formësimin e opinionit tek deputetët e shumicës parlamentare, të cilët deri më tani nuk janë deklaruar për këtë çështje”, tha Dërguti.

Në seancën e 4 gushtit, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, deputetët do të shqyrtojnë Projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa dhe atë për mbrojtjen e fëmijës. Ndërkaq, për herë të dytë, do të shqyrtohet Projektligji për kundërvajtje. 

Në vazhdim, do të shqyrtohen edhe tre raporte për vitin e kaluar: raporti vjetor i Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015, raporti i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015, si dhe raporti i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje. 

Kryesia ven dosi që Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, t’i dërgohet për rishqyrtim Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. 

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi dhe pas diskutimeve, miratoi kërkesën e Grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi. Kjo tryezë do të mbahet më 3 gusht, në mjediset e Kuvendit të Kosovës. 

Kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor që Qeveria ta hartojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësimin e pronës sà « paluajtshme, ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-205, ndërkaq, iu dërgua qeverisë për mendim.

Para fillimit të mbledhjes së sotme, Kryesia nderoi me një minutë heshtje viktimat e sulmit të mbrëmshëm në Nicë të Francës, ndërsa nënkryetari Sabri Hamiti, njëherësh kryetar i Grupit të Miqësisë Kosovë-Francë të Kuvendit të Kosovës, lexoi një deklaratë, nëpërmjet të cilës dënohet ky akt makabër dhe u shprehen ngushëllime institucioneve e popullit francez. 

***

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka njoftuar se kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me datë 3 gusht të mbahet debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Sipas saj, më 4 gusht do të ketë seancë të rregullt në Kuvendin e Kosovës.

“Të shohim ballafaqimin e qëndrimeve të ndryshme, të ndikojë në formësimin e qëndrimeve të deputetëve që nuk janë deklaruar ende, a janë pro a kundër. Besoj që marrëveshja për demarkacionin tashmë është e pavlefshme dhe debati do të ndikojë tek deputetët që ende nuk janë deklaruar pro apo kundër demarkacionit”.

Debati për demarkacionin do të mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja e kryesisë rreth debatit për Demarkacionit 

Kryesia e Kuvendit ka zhvilluar mblidhen ku është diskutuar dhe vendosur rreth kërkesës së grupit të deputetëve të Kuvendit për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

Sipas një njoftimi nga Kuvendit i Kosovës, shqyrtimi kësaj kërkese është paraparë në pikën e tretë të rendit të ditës.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media të cilën po ua sjellim drejtpërdrejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat