Jahjaga takon Albright, diskutojnë për sfidat me të cilat po përballet Kosova

Kosova

Jahjaga takon Albright, diskutojnë për sfidat me të cilat po përballet Kosova

Nga: Albulenë Muji Më: 26 korrik 2016 Në ora: 21:39
Jahjaga takon Albright

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë vizitës në shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar me ish Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. 

Gjatë këtij takim, Jahjaga dhe Albright kanë diskutuar për nevojën për mbështetje dhe prani të vazhdueshme amerikane në Kosovë dhe rajon.
 

 “Sot u takova me ish Sekretaren Amerikane te Shtetit, Madeleine Albright. 

Me të bisedova për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe nevojën për mbështjetje dhe prani të vazhdueshme amerikane në Kosovë dhe rajon.

Reformat në Kosovë mbesin qenësore për zhvillimin demokratik të vendit dhe për forcimin e orientimit dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.

Kam nderin që në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA, nesër jam e ftuar të marr pjesë në panelin e njëjtë me zonjën Albright, për të diskutuar sfidat me të cilat gratë përballen në politikë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat