Qeveria vendosi për ndryshimin e programit legjislativ

Kosova

Qeveria vendosi për ndryshimin e programit legjislativ

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 09:58
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë.

Qeveria po ashtu miratoi propozim vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin të ngrohtores së re të qytetit të Gjakovës.

Qeveria miratoi edhe nismën për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare të huasë për zbatimin e protokollit financiar të nënshkruar me 5 korrik 2016, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Francës,  nismën për negocimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Hungarisë dhe Qeverisë së Kosovës, për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar dhe nismës për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiare IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Qeveria po ashtu miratoi dhe projekt propozimin për promovimin e vlerave evropiane dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile. Vlera totale e projektit është 80 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat