I ati e kërcënon me thikë, djali hidhet nga ballkoni

Life style

I ati e kërcënon me thikë, djali hidhet nga ballkoni

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 17:48
I ati e kërcënon me thikë, djali hidhet nga ballkoni

Një i ri në kryeqytetin turk Ankara, është hedhur nga ballkoni, në përpjekje për t’i shpëtuar të atit.Pas një sherri mes tyre, babai i djalit i ka drejtuar atij thikën, ndërsa ky i fundit për të shpëtuar prej armës së ftohtë, është hedhur nga kati i dytë i pallatit.

Momente ankthi kanë përjetuar edhe qytetarët që kanë parë nga afër skenën e frikshme.Përpara hedhjes, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, por as ata nuk kanë mundur ta bindin burrin që të lërë djalin.

Duke përfituar nga një moment kur i ati u largua pak, djali u hodh nga ballkoni dhe më pas u prit me anë të një batanieje nga personat që ndodheshin aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat