Oborri i objektit të MPMS-së në Prizren, gjatë vikendit parking me pagesë

Kosova

Oborri i objektit të MPMS-së në Prizren, gjatë vikendit parking me pagesë

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 12:53
ilustrim

Qyteti i Prizrenit, në veçanti gjatë ditëve të vikendit, pret numër të madh të vizitorëve, sidomos në ditët e verës. Të shumtë janë mërgimtarët që në agjendat e tyre turistike i lënë hapësirë gjithmonë një vizite ditore në qytetin e Prizrenit. Për ata që vijnë me vetura, dhe terrenin e shëtitjes e kanë pjesën e qendrës, nuk e kanë problem të gjejnë parkingje.

Aq mikpritëse po tregohen institucionet e këtij qyteti sa që në ditët e vikendit edhe vetë parkingun e Qendrës për Punë e Mirëqenie Sociale, pjesë e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e hapin për veturat e vizitorëve të qytetit.

Por e keqja është se aty nuk mund të pakohesh pa paguar, dhe atë ‘me sa të duash ti”. Një nga punëtorët e këtij institucioni, që titullin e punës e ka Rojtarë, për çdo vikend i hap dyert e oborrit të ministrisë për parking me pagesë. Fjala është për objektin e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, që ndodhet shumë afër objektit të Kuvendit komunalë të Prizrenit, e cila kryen regjistrimin e pensionistëve të këtij rajoni. Ai (rojtari), ditëve të vikendit u ofron parking të gjithë të interesuarve, për çka edhe secilit i duhet të paguajë. KosovaPress gjatë qëndrimit në këtë qytetet e ka vërejtur këtë situatë, ku edhe ka marrë konfirmimin e qytetarëve që parkonin veturat përbrenda oborrit të ministrisë.

Këtë e dëshmon më së miri edhe një qytetarë nga Ferizaj, e i cili kishte ardhur për të vizituar qytetin e Prizrenit dhe vend-parkingun e gjeti tek oborri i një institucioni qeverisës të vendit .Bashkim Qorraj tha se rojtari ku ai parkoj veturën e tij i ka thënë se ‘mund të paguash sa të duash për parkingun’.

Qorraj: Mund të paguani sa të doni

“Jam vizitor i Prizrenit e kam parkuar kerrin tek ai vendi atje, se di si quhet. Nuk kam njoftime që është oborri i komunës, por me treguan se është oborri i komunës dhe me siguri duhet të paguaj. Ai më tha se mundeni të paguani sa të doni, por duhet të paguash”, tha Qorraj.

Ekipi i KosovaPress-it kur është afruar për të pyetur nëse për të parkuar aty duhet paguarë, nga rojtari në fjalë ka marrë përgjigjen e njëjtë si edhe u është thënë qytetarëve të tjerë; ‘me parku mundesh ama duhet me pagu”. I pyetur sesa kushton parkingu ai tha se mundesh me pagua sa të duash, por pagesa është e obliguar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat