Bunjaku zverdhet, edhe një humbje për St. Gallen-in

Futboll

Bunjaku zverdhet, edhe një humbje për St. Gallen-in

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2016 Në ora: 13:09
Albert Bunjaku

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, me St. Gallen-in,  nuk patën fat që të kthehen me pikën e parë për edicionin e ri në elitën e futbollit zviceran. St. Gallen pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Sioni. Bunjaku u paraqit titullar, dha kontribut të madh, i cili me shokë ishin shumë afër një pike. Bunjaku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të, ndërsa për skuadrën e tij është humbja e dytë në këtë edicion. Bia (32’) e Sierro (83’) shënuan për vendasit dhe Aleksiq (76’) për St. Gallen-in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat