Himara e Dhërmiu s’do kenë më probleme të furnizimit me energji

Shqipëria

Himara e Dhërmiu s’do kenë më probleme të furnizimit me energji

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 16:20
Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE, Ardian Çela

 Pushuesit të cilët do të zgjedhin Himarën ose Dhërmiun për të kaluar këtë verë tashmë nuk do të kenë mungesë të furnizimit me energji elektrike. Të paktën kështu deklaruan sot ministri Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE, të cilët inspektuan nga afër investimet e kryera në këtë zonë.

Kreu i Energjisë deklaroi se ndërhyrjet në nënstacione dhe në rrjet garantojnë furnizim cilësor me energji për këto zona ku kanë munguar investimet që prej elektrifikimit.Rrjeti i Himarës nuk ka parë investime që nga koha e elektrifikimit. Ka pasur vetëm ndërhyrje sporadike për mirëmbajtjen. Sot që flasim situata është tjetër dhe deri vitin tjetër besojmë se i gjithë rrjeti i jugut të ketë mundësi furnizimi me energjinë të barabartë me qytetet më të mira të vendit”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkaq, administrator i OSHEE, Ardian Çela deklaroi se përtej investimeve janë marrë masa që zona bregdetare të mos ketë ndërprerje të energjisë dhe defektet të riparohen në kohë. “Ka kaluar një muaj e gjysmë nga fillimi i sezonit dhe shifrat tregojnë që është përmirësuar furnizimi me energji elektrike. Prej vitesh zona e jugut ka vuajtur mungesën e energjisë elektrike si dhe furnizmin jo cilësor një problem ky që konstatohej më tepër gjatë sezonit të verës”, tha Çela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat