Thaçi: Franca ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Kosova

Thaçi: Franca ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Më: 9 shtator 2016 Në ora: 12:54
Pamje nga takimi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Kreu i vendit e falënderoi diplomaten franceze për përkrahjen e gjithmbarshme të saj dhe të shtetit francez për Kosovën.

Ndërkaq, Daviet nga ana tjetër u shpreh e kënaqur që ka pasur mundësinë të punojë në Kosovë dhe të kontribuojë për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.

Gjatë takimit, kreu i shtetit theksoi se Franca mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror do të thellohet dhe zgjerohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat