NISMA po rritet në Pejë e Gjakovë, paralajmërohet edhe hapja e degës në Deçan

Kosova

NISMA po rritet në Pejë e Gjakovë, paralajmërohet edhe hapja e degës në Deçan

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 00:13
Nisma

Kohën e fundit po vërehet që ka shumë anëtarësime dhe aderime në partinë e Fatmir Limës në degën e Gjakovës dhe Pejës.

Sipas raporteve të dy degëve Gjakovë dhe Pejë janë duke u interesuar jashtëzakonisht qytetarët për këtë subjekt politik.

Të pyetur udhëheqësit e degëve z.Hoxha dhe z.Bricori deklarojnë që të rinjët shfaqin një interesim të madh për NISMA-n po ashtu edhe shtresat intelektuale janë duke u bashkuar.

Pastaj  z.Bricori paralajmëron që së shpejti edhe Deçani do të del me një komunikat për media pasi që janë bërë të gjitha përgaditjet në atë komunë për fuqizimin e Nismes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat