Nga vizita e Komisionit për Legjislacion ne Keshillin Prokurorial te Kosoves.

Kosova

Nga vizita e Komisionit për Legjislacion ne Keshillin Prokurorial te Kosoves.

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:13
Komisioni

 U bisedua lidhur me zbatimin e Ligjit  për KPK-në, per   mënyrën  e zgjedhjes së prokurorëve,për  rezultatet e arritura dhe  luftimin e  korrupcionit si dhe për  sfidat me te cilat   ballafaqohet ky institucion.

Anëtaret e Komisionit për Legjislacion, kryesuar nga deputeti Armend Zemaj, kryesues grupit punues, dhe deputetet Albulena Haxhiu  Selvije Halimi, dhe  Valdete Bajrami anëtare, të ngarkuar për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L -033, realizuan sot takimin  e radhes  me Kryetarin e Këshillit Prokurorial  z. Blerim Isufaj.  Armend Zemaj njoftoi kryesusin e Këshillit Prokurorial se  qëllimi i këtij takimi është të shihet se sa po zbatohet ligji për KPK-në, pastaj  mënyra e zgjedhjes së prokurorëve,rezultatet e arritura,problematika e luftimit të  korrupcionit dhe sfidat që ballafoqet ky institucion.

Z. Isufaj   u shpreh i  kënaqur  sepse është hera e parë që Komisioni për Legjislacion realizon një takim të tillë me këtë  përbërje.  Mungesa e prokurorëve, dhe e stafit professional ishte shqetësimi qe u ngrit nga z. Isufaj,ndërsa me theks të veçantë mungesën  e buxhetit gjë që po ndikon në realizimin e punëve që ka ky institucion. Shqetësim tjetër ishte edhe ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit i cili po shkakton probleme në rastin e implementimit që shpesh bie në kolezion me ligje tjera.Në pyetjen e parashtuar nga deputetja Haxhiu se sa po shkakton problem vonesa e zgjedhjes së tre anëtarëve të KPK-së nga Kuvendi,(në mungesë korumi)z. Isufaj tha se shkakton problem sepse nuk ka korum për vendim marrje. Në fund të takimit u dakororduan që të vazhdojë bashkëpunimi  mes KPK-së  dhe Kuvendit, si kategori Kushtetuese, me qëllim të avancimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat