Vendet që do të mbesin sot pa rrymë

Kosova

Vendet që do të mbesin sot pa rrymë

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:02
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme disa pjesë së komunës së Shtimes do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kjo sipas njoftimit të KEDS-it do të bëhet për shkak të punimeve të cilat janë duke u zhvilluar për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.

 “Më 24.10.2016 ( e hënë )  në  TS 35/10 kV Shtime do të shkyçet:  Dalja 10 kV Petrova (Kodi: 41046002)    nga ora 11:00 deri në ora 12:30”, thuhet në njoftim.

 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Petrova, rr. Ahmet Shtimja, Reqkë (një pjesë), Hyrojt, Mullopolci, Lagjja Rrenojtë.

“Dalja 10 kV Fitorja (Kodi: 41046007)    nga ora 13:00 deri në ora 14:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë: Fitorja. Dalja 10 kV Koshare (Kodi: 41046005)    nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Kosharja, Ujësjellësi, Gllavica, Zlivova, Tërrni. Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, shqyrtimi i mbrojtjeve rele në kthinën 10 kV”, ka njoftuar KEDS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat