Moti sot dhe parashikimi për nesër

Kosova

Moti sot dhe parashikimi për nesër

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:00
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat do të jenë të qëndrueshme deri ditën e mërkurë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta në dy vlerat ekstremale, nga 9-11 gradë Celsius, kurse masimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtesi  deri 9m/s.

Ndërsa nga pasditja e së mërkurës deri të premten do të ketë kushte tjera meteorologjike. Vranësirat të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar  mot të vranët dhe me shi, në viset e ulëta kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

 Temperaturat  do të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do te shenojn edhe vlera zero. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtesi deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat