Shkollat e Drenasit solidarizohen me rastin “Drenica”, i kushtojnë një orë mësimi luftës së UÇK-së

Kosova

Shkollat e Drenasit solidarizohen me rastin “Drenica”, i kushtojnë një orë mësimi luftës së UÇK-së

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:23
Ilustrim

Nesër, mësimdhënësit e Drenasit, orën e parë të mësimit, do t'i kushtojnë luftës së lavdishme të UÇK-së.

Kjo temë ka ardhur pasi Gjykata e Apelit ka dënuar disa pjestarë të UÇK-së njëri ndër ta ishte edhe kryetari i kësaj komune, Nexhat Demaku.

“Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Drenasit, Sadik Tahiraj ne një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtor të Institucioneve Arimore në Komunën e Drenasit ka diskutuar për rastin e fundit të Gjykatës së Apelit për rastin Drenica II, ku nga ky vendim i kësaj gjykate është denuar edhe Kryetari i Komunës Nexhat Demaku”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit.

Sipas udhëheqësis komunale ora e parë e mesimit do t’i kushtohet luftës së lavdishme të UÇK-së dhe mesazhit të drejt që ka pasur lufta për çlirimin e vendit.

“Pas diskutimeve nga të pranishmit, doli si propozim që orën e parë mësimore për ditën e neserme (27.10.2016) t’i kushtohet luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që mesazhi i luftës së drejt për lirinë e vendit ta bartin mësimdhënësit tek nxënësit se UÇK-ja ka bërë luftën çlirimtare për të mbrojtur popullatën e pafajshme civile, luftë kjo e cila është njohur edhe ndërkombëtarisht dhe se ushtarët e UÇK-së kanë qenë dhe do të mbesin të përjetshëm çlirimtarët e vendit tonë”, thuhet aty. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat