Ujë vërshon disa lokalitete të Drenasit

Kosova

Ujë vërshon disa lokalitete të Drenasit

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 22:15
Drenas

Si pasojë reshjeve të shiut që kanë përfshi Kosovën gjatë dy ditëve të fundit, shumë vendbanime të Kosovës janë vërshuar nga ujërat.

Vërshimet tani më nuk janë befasi për banorët e Komoranit, pasi çdo herë kur ka reshje të mëdha të shiut, disa pjesë të këtij lokaliteti vërshohen nga lumi Drenica.

Siç bëjnë të ditur banorët, ujë ka depërtuar në shumë shtëpi dhe objekte tjera ekonomike, duke u shkaktuar dëme të mëdha.

Gjendje më e mirë nuk është as në lokalitetet tjera të Drenasit. KosovaPress merr vesh se ujë ka depërtuar në Qendrën Tregtare të Drenasit, ku ekipet e zjarrfikësve janë duke u munduar ta largojnë ujin që ka depërtuar.

Me vërshimin ujët janë duke u përballur edhe disa familje nga Çikëtova e Re, ku kanë ndërhyrë edhe ekipet emergjente.

Në gjendje të ngjashme janë edhe fshatrat tjera që gjenden pranë lumit Drenica. Probleme në qarkullim kanë pasur edhe banorët e fshatrave Nekovc dhe Kishnarekë, pasi ujë ka mbuluar rrugët dhe urat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat