Nisin punimet në rregullimin e infrastrukturës për festivalin dhe tregun e rrushit në Rahovec

Kosova

Nisin punimet në rregullimin e infrastrukturës për festivalin dhe tregun e rrushit në Rahovec

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 16:25
Pamje nga punimet në rrugët e Rahovecit

Kanë nisur punimet në fazën e parë për realizimin e projektit për rregullimin e infrastrukturës për festivalin dhe tregun e rrushit në Komunën e Rahovecit, projekt ky që financohet nga Komuna dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ecurinë e punimeve në këtë projekt nga afër i ka parë sot edhe Idriz Vehapi, kryetar i Komunës së Rahovecit, i cili ka kërkuar nga operatori ekonomik i kontraktuar nga ana e Komunës, punët të kryhen ashtu siç është e paraparë me kontratë dhe cilësia e punimeve të jetë në nivel.

Kosto e fazës së parë të këtij projekti është më vlerë 80 mijë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat