Fëmijët të bëhen talent të mëdhenj siç ka qenë emër i madh Plaku

Kosova

Fëmijët të bëhen talent të mëdhenj siç ka qenë emër i madh Plaku

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:19
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjate venies se gurthemelit të sallës së re sportive të shkollës së Komoranit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të sallës së re sportive të shkollës së Komoranit, ku ka thënë se fëmijët le të bëhen talent të mëdhenj siç ka qenë emër i madh Xheladin Gashi-Plaku.

Ai pas vënies së këtij gurthemeli ka shkruar në rrjetin social facebook se fëmijët tash e tutje, do të kenë ku ta zhvillojnë më mirë talentin e tyre.

“Investimi në sallën e re sportive të shkollës së Komoranit, i cili nisi sot, ushqen perspektiven e vajzave dhe djemve tanë. Shkolla mban një emër të madh, atë të Xheladin Gashit - Plakut, njërit prej themeluesve të UÇK-së. Le të bëhen të mëdhenj edhe talentët tanë, e le t’i sjellin medalje të arta Kosovës”, ka shkruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat