Elmi Thaçi shpall fitoren në Drenas në tubimin e fshatit Arllat

Kosova

Elmi Thaçi shpall fitoren në Drenas në tubimin e fshatit Arllat

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 23:01
Elmi Thaçi kandidat i AKR-së për zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas në tubim elektoral në fshatin Arllat

Elmi Thaçi kandidat i AKR-së për zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas, të hënë në mbrëmje në një tubim elektoral në fshatin Arllat ka shpallur fitoren e tij në garen për kreun e Drenasin.

“Këtu para qytetarëve të Arllati në këtë tubim madhështo, po të them president Behgjet Pacolli, se unë do të jem Kryetar i Komunës së Drenasit në mbrëmjen e  4 dhjetor” kështu ka deklaruar sot Elmi Thaçi, kandidat i AKR-së për zgjedhjet e 4 dhjetorit në Drenas.

“Për këtë jam i sigurt sepse drenicakët tani më nuk besojnë tek ata që u bënë milioner duke vjedhur e plaçkitur këtë banorë të mrekullueshem që dhënë çdo gjë për shtetin e  Kosovës” ka shprehur ai bindjen në fitore .

Thaçi ka shtuar se “Qytetarët e Drenasit tash më janë të vedishëm se ardhmëria e tyre është me AKR-në dhe vizionin e saj të zhvillimit ekonomik të Drenicës e cila për 17 vite u la në mjerim nga ana e PDK-së dhe milionerëve të saj”.

“Unë qëndrojë prapa Elmi THaçit, çdo premtim të tij për zhvillimin e Drenasit do ta përkrahi financiarisht si në ndërtimin e fabrikave ashtu edhe në ndarjen e 200 bursave nga fondacioni i im”, ka thënë presidenti Behgjet Pacolli.

Pacolli ka shtuar se “ndërtimi i fabrikave ku do të punësohen për 6 muaj 320 puntorë,  është vetëm një fillim i vogël i investimeve, pasi që për Drenasin kemi edhe projekte të tjera me rendësi për këta banorë”.

“Drenicës ia kemi borxh që të investojem sepse kjo trevë gjithmonë ka dhënë shumë për Kosovën, për këtë qëllim sot kam sjell këtu mikun tim Wiliam Copu, që ka dëshirë të investojë në energjetik si në hidro ashtu dhe në atë të erës” ka thënë Pacolli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat