Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Organizatës Qeveritare Gjermane (GIZ) dhe Organizatës Regionalleitung Behindertenhilfe IB gGmbH (IB Behindertenhilfe).
Ne kuadër te kësaj marrëveshje Organizata IB do të përkrahë trajnimin profesional për personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. Përveç trajnimit profesional, në kuadër të kësaj marrëveshje IB do të përkrahë krijimin e moduleve profesionale për trajnime profesionale për personat me aftësi të kufizuar, duke krijuar kushte për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Organizata Down Syndrome Kosova është organizatë nacionale jo fitimprurëse dhe për mision ka promovimin e dinjitetit të personave me sindromen down dhe familjarëve te tyre.