KQZ-ja e gatshme për zgjedhjet në Drenas

Kosova

KQZ-ja e gatshme për zgjedhjet në Drenas

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 17:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Drenasit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se “pas një pune intensive një mujore KQZ-ja ka përmbushur detyrimet ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

Image

Po ashtu, ai ka treguar se për ditën e diele (Dita Z), KQZ-ja do të mbajë konferenca të rregullta ku do të paraqiten të dhëna lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe për përqindjen e daljes në votime.

Lidhur me rezultatet preleminare, Elezi ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme KQZ-ja do të aplikojë sërish sistemin K-Vote, përmes së cilit do të shfaqet përqindja e pjesëmarrjes në votime, por edhe rezultatet preleminare pas përfundimit të numërimit në vendvotime. Të dhënat do të publikohen në kohë reale në faqen zyrtare të KQZ-së.

“Ne po shpresojmë se pak orë pas përfundimit të votimit do të kemi rezultatet jopërfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune”, tha Elezi.   

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lista Përfundimtare e Votuesve për këtë komunë përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues, apo 4.45% më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit në këtë komunë.

Të gjithë këta votues janë të shpërndarë në 28 Qendra të Votimit me 72 Vendvotime, të cilat do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat