KDI: Kryefamiljari shoqëron 12 anëtarët e familjes në kutin e votimit

Kosova

KDI: Kryefamiljari shoqëron 12 anëtarët e familjes në kutin e votimit

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 13:30
KDI

Instituti Demokratik i Kosovës ka dalë me një konferencë për media ku ka treguar se kanë hasur në shumë parregullsi gjatë votimit të sotëm në Komunën e Drenasit, në zgjedhjet për kryetar komune.

Shkeljet më të mëdha janë bërë duke u aplikuar ajo që njihet si “votim familjar”.

KDI raporton se të tilla raste kanë qenë plotë 68.

“Është vetëm një rast kur kryefamiljari shoqëron 12 anëtarë të tij për të votuar bashkërisht”, ka treguar Albert Krasniqi nga KDI.

“Pastaj ka një rast kur personi lejohet të votojë përkundër se ka pasur ngjyrë që ka votuar më herët”.

“Probleme të tjera janë fotografimi i votës që nuk është ndaluar së paku në gjashtë vendvotime”.

“Dhe vëzhguesit e PDK-së kanë bërë presion ndaj vëzhguesve tanë duke u thënën që nuk kanë nevojë të qëndrojnë gjatë gjithë ditës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat