PDK: Balotazhin nuk e kemi pritur, Lladrovci u tregua modest në fushatë

Kosova

PDK: Balotazhin nuk e kemi pritur, Lladrovci u tregua modest në fushatë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 18:33
Bislim Zogaj

Bislim Zogaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se PDK-ja nuk e ka pritur që të shkojë në balotazh në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, porse kanë menduar se do të fitojnë qysh në raundin e parë.

“Balotazhin nuk e kemi pritur, por normalisht se kur ndahen tre katër veta nga partia është normale, sepse të gjithë kandidatët tjerë kanë marrë votën e PDK-së. Po ashtu kanë dalë më pak votues në zgjedhje, ka qenë votë vetëm për kryetar dhe motivi ka qenë më i vogël”.

Ndërsa përse erdhi deri tek ky rezultat Zogaj thotë se faje ka gjithkah nga pak, porse një nga arsyet është edhe modestia e kandidatit të PDK-së për kryetar, Ramiz Lladorvcit.

Ani se Lladorvci kishte premtuar 70 milionë euro investime, Zogaj i quajti modeste premtimet e Lladrovcit.

“Një nga faktorët është edhe modestia e kryetarit, sepse ku të gjithë kandidatët kanë premtuar shumë, Ramiz Lladrovci nuk ka dhënë premtime, pos të atij se do të punojë shumë”.

“Është dashur të udhëhiqet një fushatë ma ndryshe. Kandidati jonë ka qenë shumë modest”, pohoi Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat