Goldstein: Vendet kualitative të punës eliminojnë varfërinë e skajshme

Kosova

Goldstein: Vendet kualitative të punës eliminojnë varfërinë e skajshme

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:37
len Goldstein, drejtoreshë e BB-së për Evropën Juglindore, në takim me anëtarët e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës.

Në gjithë Ballkanin Perëndimor, e vetmja mënyrë për të eliminuar varfërinë e skajshme është nëpërmjet krijimit të vendeve kualitative të punës. Kështu ka thënë Ellen Goldstein, drejtoreshë e BB-së për Evropën Juglindore, gjatë takimit me anëtarët e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i komisionit Mustafa, pasi shprehu konsideratën e tij, si dhe të komisionit ndaj BB-së për ndihmën e vazhdueshme ndaj vendit tonë, i njoftoi mysafirët edhe për trendet e zhvillimit ekonomik në Kosovë.

Me këtë rast, Mustafa vuri në spikamë rritjen ekonomike vjetore, ndërkaq, në vijim foli edhe për sfidat në sektorë të ndryshëm ekonomik.

Ndër shqetësimet e ngritura nga kryetari Mustafa me këtë rast, ishte  numri  i lartë i të papunësuarave në vend.

Mustafa vlerësoi se mbështetja e BB-së ndaj Kosovës është jetike në këtë fazë për vendin tonë, ndërkaq, kërkoi që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldsein, duke iu drejtuar anëtarëve të komisionit, tha:” Në gjithë Ballkanin Perëndimor, e vetmja mënyrë për të eliminuar varfërinë e skajshme dhe për të promovuar përparimin e përbashkët është nëpërmjet krijimit të vendeve kualitative të punës, si dhe mundësive ekonomike për të rinjtë”.

Duke folur për mundësitë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, Goldtsein vuri në dukje moshën e re të popullsisë së vendit tonë.

Lidhur me përkrahjen e BB-së ndaj Kosovës, drejtoresha e BB-së për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, tha se Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i qëndrueshëm i Kosovës në 16 vitet e kaluara, duke e përkrahur rritjen ekonomike dhe rimëkëmbjen e pas-konfliktit, përfshirë edhe gjatë pavarësimit të Kosovës si shtet.

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Golddstein, siguroi për përkrahje të BB-së edhe në të ardhmen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat