Në Kosovë më shumë lindin meshkuj, por prapë femra ka më shumë

Kosova

Në Kosovë më shumë lindin meshkuj, por prapë femra ka më shumë

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 22:56
Pamje nga video

Edhe pse lindin 10 meshkuj më shumë se femrat brenda një viti, prapë numri i këtyre të fundit është më i lartë sesa i të parëve.

Sipas të dhënave të nxjerra nga Agjencioni i Statistikave, në raportin “Burrat dhe Gratë në Kosovë” në raportin e përgjithshëm të popullatës, në Kosovë ka 7 mijë e 452 femra më shumë se meshkuj, apo 50.2% e popullsisë karshi 49.8% burrave.

Ky raport i nxjerr femrat në epërsi edhe kur krahasohet jetëgjatësia, në vendin ku mosha mesatare në Kosovë llogaritet të jetë 30 vjeç.

E 29 vjeç është mesatarja e të martuarve gjatë 2015-tës.

Por kur bëhet fjalë për punësimin, gratë mbesin nën hije.

Në fundvit të 2015-tës është llogaritur se Kosova ka 33 mijë e 340 banorë më pak sesa në fundvitin e 2014-tës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat