OJQ italiane dhuron ilaçe për spitalet e Kosovës me kontributin e kontigjentit ushtarak Italian të KFOR-it

Kosova

OJQ italiane dhuron ilaçe për spitalet e Kosovës me kontributin e kontigjentit ushtarak Italian të KFOR-it

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 18:04
OJQ italiane dhuron ilaçe

Prishtinë, 29 dhjetor, 2016. Faza e fundit e një sërë kontaktesh ndërmjet ushtarëve italianë të KFOR-it, farmacisë së spitalit të Prishtinës dhe OJQ-së italiane Perigeo (e cila ofron mbështetje në zonat post-konflikti) u zhvillua në Prishtinë.

2800 pako të medikamenteve shumë të kërkuara në Kosovë janë dhuruar nga Perigeo Onlus në spitalet e Prishtinës, Gjakovës, Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Image

Kjo u realizua në sajë të përpjekjeve të mëdha dhe koordinimit në mes të Onlus, Komandës së Përbashkët Operative të stafit të shtabit italian të mbrojtjes, Detashmentit të Përbashkët Rajonal - Qendër (JRD - C) dhe kontigjentit italian të KFOR-it Grupi Luftarak Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W), të cilët fizikisht i dorëzuan medikamentet në institucionet e Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat