Të mërkurën protestohet në Pejë për Ramush Haradinajn

Kosova

Të mërkurën protestohet në Pejë për Ramush Haradinajn

Më: 9 janar 2017 Në ora: 14:58
Protestë e mëhershme për lirimin e Haradinajt

Dega e AAK-së në Pejë njofton se të mërkurën do të organizohet një protest gjithëpopullore në përkrahje të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

“Protesta organizohet të mërkurën në orën 11 e 55 në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë”, thuhet në komunikatë.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga policia franceze në aeroportin e Baselit.

Ai është arrestuar në bazë të një fletarresti lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat