Vazhdon vala e acarit: Ja çfarë moti na pret sonte

Kosova

Vazhdon vala e acarit: Ja çfarë moti na pret sonte

Më: 10 janar 2017 Në ora: 16:09
Moti i ftohet ka bërë që të ketë edhe vështirësi në qarkullim

Mot i akullt me reshje të vazhdueshme të borës është duke mbretëruar në gjithë Evropën.

Sipas paralajmërimeve, borë do të bjerë edhe në ditët në vazhdim, në disa vende trashësia e borës do të arrij deri në 10 centimetra.

Në Kosovë sot kanë filluar reshjet e borës, poashtu po vazhdojnë që temperaturat të jenë në minus gracë. Temperatura më e ulët këto ditë ka arritur deri në -24.

Lidhur me temperaturat e ultë janë ngrirë disa nga bukurit natyrore të Kosovës: Ujëvara e Mirushës, burimi i Drinit të Bardhë, Liqeni i Batllavës dhe ai i Badovcit.

Moti i ftohet ka bërë që të ketë edhe vështirësi në qarkullim, disa rrugë u mbyllën, por pasi u pastruan ato u lështuan përsëri për qarkullim. Edhe në ditët në vazhdim do të ketë mot të ngjashëm dhe do të ketë temperatura tepër të ulëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat