Gjykatat e Kosovës s’i përmbahen Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Kosova

Gjykatat e Kosovës s’i përmbahen Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 20:17
Ilustrim

Të gjitha Gjykatat e Kosovës kanë për obligim që të respektojnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por, të paktën një nen të këtij dokument organet e drejtësisë në Kosovë, kanë telashe jashtëzakonisht të mëdha për ta respektuar. Është neni 6 i këtij dokumenti që obligon Gjykatat që proceset gjyqësore të kryhen brenda afateve të arsyeshme.

Mos respektimi i këtij neni paraqet shkelje të të drejtave të njeriut.  Se ky nen i kësaj konvente nuk po respektohet sa duhet e pranojnë edhe udhëheqësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Por, efikasiteti në sistemin e gjyqësor po synohet të rritet përmes një projekti të Këshillit të Evropës, që u lansua sot e që do të implementohet për dy vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat