410 mijë euro për rregullimin e “Drinit të Bardhë”

Kosova

410 mijë euro për rregullimin e “Drinit të Bardhë”

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 15:17
Lumi “Drini i Bardhë

Së shpejti pritet të fillojë rehabilitimi i lumit “Drini i Bardhë”, për të cilin do të investohen 410 mijë, ku përfshihet pjesa e shtratit të lumit nga SHMT ”Fehmi Agani” në drejtim të “Ura e Haxhisë”.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH), Ferat Shala, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit për rehabilitimin e shtratit te lumit “Drini i Bardhë”.

Sipas kësaj marrëveshje, komuna do të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit, si dhe procedurën e tenderimit.

Me realizimin e këtij projekti, qytetarët përfitojnë edhe një shëtitore më shumë dhe hapësirë rekreative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat