Pesë vite që nga tragjedia në Restelicë, fshati ende i rrezikuar

Kosova

Pesë vite që nga tragjedia në Restelicë, fshati ende i rrezikuar

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 20:49
Fshati Restelicë, Dragash

Sot janë bërë pesë vite që nga tragjedia në fshatin Restelicë ne Dragash, ku nga goditja e një orteku kishin vdekur 11 persona.

Nga kjo tragjedi kishte mbijetuar vetëm Amsera që aso kohe ishte 5 vjeçare.

Edhe tash pas gjithë këtyre viteve, lagjja ku ajo jetonte me familjen e saj pothuajse është e boshatisur.

Megjithatë këtu ende mbijeton frika, nga ortekët e mundshëm të dëborës.

E banoret kërkojnë nga institucionet, qoftë të nivelit lokal apo qendror, ta vizitojnë këtë vend sepse mund te ballafaqohen serish me ortekë.

Por, zyrtarë komunal po e mohojnë se nuk kanë investuar për parandaluar ortekët nga kjo kodër.

Sipas drejtorit për shërbime publike në komunën e Dragashit, Tafik Krasniqi, pas tragjedisë komuna ka shpenzuar afro 70 mijë euro në mbjelljen e pemëve që do të pengonin rrëshqitjen e borës.

Ai ka pranuar për klanin që ende ka rrezik përderisa bëri të ditur që komuna ka ende plane me organizata ndërkombëtare për të shtuar mbjelljen e pemëve në këtë përpjetëze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat