Matoshi: Behgjet Pacolli kandidati i vetëm për president të AKR-së

Kosova

Matoshi: Behgjet Pacolli kandidati i vetëm për president të AKR-së

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 12:51
Fatmir Matoshi, Kryetar i Komisionit Zgjedhor

Komisioni Zgjedhor i AKR-së, pas përfundimit të afatit për shpalljen e kandidaturave për President të AKR-së që mbarojë mbrëmë në orën 00.00, njofton se kandidati i vetëm i aprovuar nga KZ është Presidenti actual Behgjet Pacolli.

z. Pacolli si kandidat i vetëm do të vazhdojë garën për të fituar besimin e anëtarësisë së AKR-së në votimin që të mbahet të hënën e ardhshme me 20 shkurt 2017.

Komisioni Zgjedhor në bashkëpunim të ngushtë me komisionet Zgjedhore të Degëve po vazhdon përgatitjet për zhvillimin sa më të mirë të këtij procesi.

Kandidati Pacolli ka të drejtën që për dy ditë të zhvillojë fushatën e tij nëpër Degët e AKR-së.

Komisioni Zgjedhor, poashtu njofton se votimi elektronik do të jetë i hapur me datën 18 shkurt 2017, nga ora 00.00 dhe do të qëndrojë hapur deri në ditën e votimit në ora 17.00. Antarët e AKR-së që jetojnë në Diasporë mund të votojnë për Presidentin e AKR-së në faqen www.votoakr.com  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat