Ja cilat vende do të mbesin pa rrymë ditëve të ardhshme

Kosova

Ja cilat vende do të mbesin pa rrymë ditëve të ardhshme

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 17:01
Ilustrim

KEDS njofton se në disa vende të Kosovës gjatë ditëve të ardhshme nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ja cilat janë ato:

Gjakovë

 ·         Dalja 10 kV Shkoza (Kodi:82000009)  prej orës 09:00 deri në orën 13:00  

 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: TS Azem Sopaj, TS Regjep Pista Europlastika, TS Ramadan Hamza, TS Qengji, TS Kosova Pack, TS ODS Metal, TS Mulliri Voci, TS Relax dhe Gurëthyesi Shkoza.

 Arsyeja e ndërprerjes: energjizimi i TS në projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2015“, LOT 8 Gjakova.

 Prishtinë 

Mirëmbajtje të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

1.

Më 16.02.2017 në TS 35/10 kV Batllavë do të shkyçet:

 Dalja 10 kV Batllava (Kodi:14015001)  prej orës 13:00 deri në orën 16:00  

 Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Batllavë, Penda e Ujësjellësit, Gërdovc, Bellopojë, Lluga, Kaqybeg, Sibovc, Penuhë, Batllavë, Al Trade, Sibovc i Ulët, Lluga dhe konsumatorët komercialë.

 Arsyeja e ndërprerjes: energjizimi i pjesës së mbetur të LP 10(20) kV si dhe energjizimi i TSSH   160 kV përballë  marketit Liqeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat