Prishet koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AAK-së në Lipjan

Kosova

Prishet koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AAK-së në Lipjan

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 09:50
Përfaqësuesit e koalicionit LDK dhe AAK, Lipjan

'Shembet’ koalicioni qeverisës në komunën e Lipjanit, ndërmjet LDK-së dhe AAK-së. Edhe pse nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fitim Selimi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) tha se gjatë ditës zyrtarisht do të bëhet publike vendimi për koalicionin AAK-LDK në këtë komunë.

Sipas Selimit, iniciues i prishjes së koalicionit është LDK, ngase nuk i kanë zëvendësuar drejtorët e partisë së AAK në këtë komunë. “Jo s’kam prish kurrgjë unë, e ka prishë ai djali (Imri Ahmeti) në momentin kur s’mi ka zëvendësuar drejtorët. Nuk po mund të them ende asgjë, sepse jam duke hyrë në sallë, por gjatë ditës do të dalim me një komunikatë për këtë”, tha Selimi shkurt nëpërmjet telefonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat