Kryetari i liberalëve uron 9 vjetorin e Pavarësisë, të ecim drejt Evropës por mos ta harrojmë të kaluarën

Kosova

Kryetari i liberalëve uron 9 vjetorin e Pavarësisë, të ecim drejt Evropës por mos ta harrojmë të kaluarën

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 11:20
Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës

Skender Gashi, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 9 vjetorit të Pavarëssië së Kosvës, duke thënë se duhet të ecim përpara drejt formimit të një shteti modern europian por jo të harrojmë të kaluarën./BS

Ja postimi i plotë i tij:

Nga sot festohet 9 vjetori i Pavarsisë së Kosovës , i uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë,qytetarëve,minoriteteve që jetojnë dhe veprojnë në shtetin e tyre ,këtë ditë të madhe që e kemi pritur me shekuj - pavarësimin dhe formimin e shtetit.I lus të qytetarët e Kosovës dhe në veçanti Shqiptarët në Kosovë dhe kudo që jetojnë që këtë festë ta shënojnë edhe me ngritjen e flamurit Shtetëror dhe Kombëtar.

Këtë ditë e kemi pritur me shekuj, stërgjyshërit e gjyshërit tanë janë dergjur nëpër burgje dhe janë torturuar fizikisht dhe psiqikisht. Ne duhet të ecim përpara drejt formimit të një shteti modern europian por jo të harrojmë të kaluarën.

Qytetarët e Kosovës hezitojnë që ti ngrisin flamujtë në ditën e pavarësisë,në ditën e festës vërehen shumë pak flamunj të ngritur. Sot shumë prej nesh mendojnë se mbi të gjitha është pasuria, por jo, mbi të gjitha është çështja kombëtare .

Identitetin e njeriut e formon shteti dhe kombi. Ky është motivim per gjeneratat e reja , të mos e harrojnë çështjen kombëtare. Urime pavarësia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat