Gecaj e Dinosha për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Kosova

Gecaj e Dinosha për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 14:06
Bajram Gecaj e Ferhat Dinosha

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal,  Bajram Gecaj, priti sot në takim e Ambasadorin e Malit të Zi,  në Kosovë  Ferhat Dinosha me të cilin biseduan për bashkëpunimin shtetëror mes dyja vendeve.

Gjatë takimit,  Zëvendësministrit Gecaj e njoftoi  Ambasadorin Dinosha me përgjegjësitë dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veprimet  që janë ndërmarrë në avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Zëvendësministri Gecaj  dhe Ambasadori  Dinosha, me theks të veçantë  diskutuan  për  marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,  në veçanti për bashkëpunimin e ndërsjellë të të dyja vendeve në realizimin e aspiratave  përbashkëta  për integrim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat