Kryeministri Mustafa: Japonia partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës

Kosova

Kryeministri Mustafa: Japonia partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim këshilltarin e posaçëm të Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, i cili është njëkohësisht Konsull Nderi i Kosovës në Japoni, Isao Iijima.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për të arriturat e deritashme në Kosovë dhe prioritetet e mëtejme të Qeverisë së Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe të Japonisë, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e Tokios për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Image

Kryeministri Mustafa dhe z. Iijima biseduan edhe për mundësitë e thellimit të shkëmbimeve ekonomik, si dhe për aktivitete konkrete në këtë drejtim siç janë mundësitë e vizitave të investitorëve japonezë në Kosovë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në aktivitete të ndryshme ekonomike në Japoni.

Isao Iijima, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë duke theksuar njëkohësisht mbështetjen e mëtejme të Japonisë për Kosovën.

Z. Iijima, po ashtu, theksoi mundësitë e përkrahjes në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në procesin e njohjeve të reja për Kosovën si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik dhe investimeve japoneze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat