Alternativa uron qytetarët për nentë vjetorin e Pavarësisë

Kosova

Alternativa uron qytetarët për nentë vjetorin e Pavarësisë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 18:44
Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda

Partia më e re në Kosovë, Alternativa ka uruar qytetarët e Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë.

Ata me anë të një njoftimi kanë deklaruar që pas 9 vitesh Kosova ka nevojë për më shumë sovranitet, integritet dhe besim në shtetin e Kosvoës.

“Sot 9 vite pas lindjes së shtetit tonë, kemi nevojë për më shumë pavarësi, më shumë sovranitet e mbi të gjitha më shume integritet dhe besim në shtetin tonë”, thuhet në njoftimin Alternativës

Lexo njoftimin e plotë:

Alternativa Uron!

Gëzuar 17 Shkurti, dita e pavarësisë të Republikës së Kosovës.

Shtëpia jonë, Kosova, sot mbush 9 vite të jetës si shtet i pavarur dhe sovran.

Sot 9 vite pas lindjes së shtetit tonë, kemi nevojë për më shumë pavarësi, më shumë sovranitet e mbi të gjitha më shume integritet dhe besim në shtetin tonë.

Urime Kosovë, kjo ditë e shënuar, festa le të na kthehet në frymëzim dhe energji për një shtet ashtu sikur e deshen ata që flijuan për të dhe ashtu sikur e dëshirojmë ne për gjeneratat e reja.

Gëzuar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat