MPJ dënon heqjen e flamujve të Turqisë në Prizren

Kosova

MPJ dënon heqjen e flamujve të Turqisë në Prizren

Nga: BOTA SOT Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 20:49
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e ka dënuar ashpër heqjen me dhunë të flamujve të Republikës së Turqisë në Prizren, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal nga persona të papërgjegjshëm “që kanë për qëllim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës”.

MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë dhe të japin përgjegjësi për veprimet e tyre të papërgjegjshme dhe të dëmshme.

Ndërkohë ministri, Enver Hoxhaj, ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrëdhënieve tona miqësore me Turqinë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat