Kosova pjesë e mbledhjes së Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike

Kosova

Kosova pjesë e mbledhjes së Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 15:09
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i shoqëruar nga Blerim Olluri, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, i shoqëruar nga Blerim Olluri, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po marrin pjesë në mbledhjen e 69 të Akademisë Amerikane të Shkencave Forenzike, e cila po mbahet në New Orleans.

Në këtë ngjarje të përmasave globale, Republika e Kosovës është renditur përkrahë shteteve më të fuqishme botërore.

 Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni kosovar zhvilloi takime të shumta, ku vlen të veçohet  takimin me Betty Layne, kryetare e porsazgjedhur e Akademisë Amerikane të Shkencave të Forenzikes. Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Mustafa e njoftoi Layne, me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e forenzikes dhe vendosmërinë që investimet materiale dhe profesionale do të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Ndërsa, kryetarja e Akademisë Amerikane të Shkencave të Forenzikes, Betty Layne vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në fushën e forenzikes dhe ofroi gatishmërinë e saj dhe të akademisë për të ofruar përkrahje profesionale dhe shkencore.

Ftesës së zëvendësministrit Mustafa për ta vizituar Republikën e Kosovës, Layne iu përgjigj pozitivisht, duke premtuar që kjo do të ndodhe në kohën më optimale.

Akademia Amerikane e Shkencave të Forenzikës  është akademia më prestigjioze e zhvillimit të shkencave forenzike në botë. Nga viti 2008, Xhemajli Ademaj, Drejtor i Departamentit për Traseologji Forenzike në AKF, është anëtarë  i rregullt i kësaj akademie, me thirrjen më të lartë Fellow. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat