Peci: Nisëm grevën si minatorë, pasi po bëhej më keq për Kosovën

Kosova

Peci: Nisëm grevën si minatorë, pasi po bëhej më keq për Kosovën

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 18:29
Xhafer Peci

Xhafer Peci është njëri nga grevistët e Minierës së Trepçës e cila këtë të hënë shënon 28 vjetorin e fillimit të saj.

Ai po rrëfen se si kishin vendosur si minatorë që të nisnin këtë grevë.

“Isha kthyer në kohë, kur filluan ndryshimet kushtetuese, udhëheqësia e Beogradit donte me i bindë drejtuesit se me ndryshime kushtetuese Kosova nuk humb asgjë”, ka thënë Peci.

“Kërkesa ynë ishte që autonomia territoriale e Kosovës të mos cenohet dhe aty filluan, e panë që minatorët nuk mund të mashtrohen”,

Ai tregon se minatorët dhe populli ishin me frikë, bisedohej vazhdimisht se si do të jetë pozita e Kosovës.

“Kishim mendime se do të bëhet keq për Kosovën”, ka shtuar ai më tej.

“Ishte e pashmangshme një bisedë e tillë, ishte një frikë e madhe dhe situatë e tendosur. Asnjë punëtor nuk pyeste më për pagë e punë, por se çfarë do të bëhet me Kosovën”.

“Paralajmërohej dhe pritej diçka por askush nuk e shpallte këtë”, pohon ai.

“20 shkurti, ndërrimi i parë kreu punët e veta dhe u vendosën në galeri në grevë, më pas iu bashkuan të tjerë”.

“Kështu filluan edhe kërkesat e minatorëve, pasi të gjithë u solidarizuan me këto kërkesa. U bëmë një”, ka shtuar Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat